Vrasja e 14-vjeçares në Shkup/ Prokuroria merr vendimin për shoferin
Gjykata Themelore Penale e Shkupit ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka caktuar paraburgim prej 30 ditësh për shoferin e dërguar nga Serbia në Turqi. Ai ka ndihmuar Lupço Palevskin i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska si dhe 73-vjeçarit Pançe Zhezhovski.
Prokuroria njofton se nga 1 deri në 3 dhjetor i dyshuari ka ndihmuar Palevskin për 2 vepra penale si ajo e vrasjes së një të mituri dhe një për përfitim.
Gjithashtu mësohet se prokurori publik, kompetent gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale në Shkup, i ka dorëzuar propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit për personin e dyshuar.