Vrau dhe dogji të dashurin: Çfarë ka deklaruar 56-vjeçarja Marjeta Karaj
Policia e Tiranës zbardhi pas 5 vitesh një ngjarje shumë të rëndë, vrasjen e 61-vjeçarit Mehdi Kurt-Deda.
Ai u dhuna barbarisht dhe më pas u dogj për së gjalli. Në lidhje me ngjarjen janë vënë në pranga Marjeta Karaj, 56 vjeç dhe 39-vjeçari Gazmir Ngota. Në kërkim u shpall djali i 56-vjeçares, Besmir Karaj.
“Tv Klan” ka sjellë detaje të reja në lidhje me hetimet e ngjarjes. Gazetari i tv klan u shpreh se Marjeta Karaj dhe Gazmir Ngota kanë dhënë deklarimet e tyre. 56-vjeçarja, e cila dyshohet si urdhëruese e ngjarjes, ka refuzuar përfshirjen në krim.
Ajo është shprehur se ka patur njohje me viktimën. Por Gazmir Ngota ka pranuar se ngjarjen e ka bërë në bashkëpunim me Besmir Karajn, të cilin në atë kohë e ka patur shok. Ai është shprehur se gjithçka ka ardhur si pasojë e borxhit prej 10 mijë Eurosh.
Merin Maçi: Të paktën nga informacioni që kam pranë grupit hetimor Marjeta Karaj, e cila dyshohet se është edhe personi që mund të konsiderohet si urdhëruese i këtij akti të rëndë, i cili u ndërmor nga djali i saj Besmir Karaj dhe shtetasi tjetër i arrestuar në kuadër të operacionit “Asgjë nuk harrohet”, Gazmir Ngota, janë persona të cilët kanë dhënë deklarimet e tyre.
Marjeta Karaj ka refuzuar kategorikisht përfshirjen në këtë krim, duke thënë se ka patur edhe njohje me viktimën, por nuk ka pranuar të ketë gisht në ekzekutimin e tij, fillimisht dhunimin e më pas djegien.
Ndërkohë ka qenë pikërisht Gazmir Ngota, i cili ka pranuar se ngjarjen e ka bërë në bashkëpunim me Besmir Karajin, të cilin në atë kohë e ka patur shokë dhe gjithçka ka ardhur si pasojë e një borxhi prej 10 mijë eurosh, fakt ky që u pranua edhe ditën e sotme nga kreu i Drejtorisë së Tiranës. Ka qenë pikërisht një borxh i pashlyer që u bë shkak për atë ngjarje të rëndë.
Policia tha në një deklaratë ditën e sotme se shkak i ngjarjes do të bëhej një borxh i pashlyer prej 10 mijë Eurosh që viktima i kishte Marjeta Karajt.
Autorët e kanë transportuar Kurt-Dedën në një zonë pyjore në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku pasi e kanë dhunuar dhe lidhur 61-vjeçarin, e kanë djegur atë me lëndë djegëse2E