Sat, Nov 30, 2024

Duhet Zgjedhur Peshku apo Vaji i Peshkut – Cili Është më i Mirë për Shëndetin

  • PublishedDecember 11, 2023

Trupi i njeriut ka nevojë të madhe për acidet yndyrore.

Këto acide janë thelbësore sepse trupi nuk arrin t’i prodhojë dhe i merr nëpërmjet ushqimeve ose suplementëve.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, acidet më thelbësore për organizmin janë të ndara në dy grupime: omega-3 dhe omega-6.

Megjithatë, në pjesën e acideve omega-3 bien në sy acidet EPA, DHA dhe ALA.

Mungesat e këtyre acideve yndyrore shkaktojnë çrregullime në mushkëri dhe veshka, si edhe në shëndetin e mendjes.

Ato nxisin problemet me imunitetin, depresion dhe përtharjen e lëkurës.

Burimet më të mira të acideve yndyrore janë peshqit, arrorët dhe farat.

Në rastin e peshqve, konsumatorët përballen edhe me një alternativë tjetër, pra suplementët e vajit të peshkut.

Suplementet e vajit të peshkut i gjeni në farmaci.

Të dyja ofrojnë sasi të konsiderueshme të acideve thelbësore yndyrore.

Një studim i fundit i kryer prej ekspertëve më në zë të acideve yndyrore, zbuloi se trupi arrin të përthithë shumë mirë edhe acidet yndyrore të marra nga peshku por edhe nga suplementët.

Ky në të vërtetë është një lajm i shkëlqyer për njerëzit që nuk e hanë peshkun por gjithsesi duhet të marrin acidet yndyrore.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon ngrënien e 1 apo 2 racioneve me peshk në javë.

Por, nëse nuk konsumoni një ose dy racione me peshk në javë, atëherë suplementët ju ndihmojnë të merrni dozat e nevojshme të acideve omega-3.

Suplementët E Vajit Të Peshkut Apo Vaji I Farave Të Linit?

Prej kohësh, vaji i farave të linit është trumbetuar si një zëvendësues i vajit të peshkut.

Edhe Farat e Linit përmbajnë Omega 3.

Mundësitë janë të shumta, por AgroWeb.org ju tregon se ajo më e thjeshta dhe efikasja është që t’i shtoni në supat, sallatat dhe ushqimet tuaja, të shtypura ose të bluara.

Farat e shtypura të linit janë lehtësisht më të tretshme

Farat e plota në mjaft raste mund të kalojnë në aparatin tretës pa u shpërbërë, që do të thotë që organizmi juaj nuk i ka përthithur të gjitha vlerat ushqyese.

Madje farat e papjekura, përmbajnë disa toksina që mund të kthehen në rrezik nëse konsumohen në sasi të mëdha.

Pjekja, apo gatimi i këtyre farave mundëson që helmet të shkatërrohen plotësisht.

Ju mund t’i jepni ushqimeve një shije të lehtë arrore, duke shtuar një lugë çaji me fara lini të shtypura në kosin e mëngjesit, lëngjet e frutave, brumin e petullave apo cilitdo gatim që dëshironi./AgroWeb.org