Sat, Nov 30, 2024

Marrëveshja me Italinë për emigrantët miratohet pa debat në Kuvend

  • PublishedDecember 11, 2023

Komisionet Parlamentare kaluan në shqyrtim dhe miratim brenda disa orëve të hënën projektligjin për ratifikimin e protokollit mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për emigracionin, që parashikon ngritjen në territorin e Shqipërisë të qendrave për emigrantët.

Nëpërmjet mbledhjeve online, komisioni i Jashtëm, i Ligjeve dhe më pas ai i Sigurisë, si komision përgjegjës e miratuan protokollin pa debat, në mungesë edhe të deputetëve të opozitës, ndërsa ministri i Brendshëm dhe zëvendësministri i Mbrojtjes, , bënë prezantimin e kësaj marrëveshjeje.

Marrëveshja pritet të kalojë të enjten në seancë plenare dhe të hyjë në fuqi menjëherë, pa kaluar procedurat pritëse për dekretin e Presidentit të Republikës. Propozimi erdhi nga kryetari i komisionit të Sigurisë, .

“Këtu thuhet që ‘hyn në fuqi 2 javë pas botimit në Fletoren Zyrtare’, a do t’i ishit dakord që t’i kërkojmë Presidentit që të japë miratimin dhe kjo marrëveshje të hyjë në fuqi menjëherë?”- pyeti Naço ministrin Balla, i cili mbështeti idenë dhe më pas komisioni votoi ndryshimin e nenit përkatës.

Marrëveshja u firmos në fillim të nëntorit në Romë nga kryeministri dhe kryeministrja italiane,  dhe u bë publike disa ditë më vonë.

Rama u angazhua që të vendosë në dispozicion të qeverisë italiane territorin e vet për të ngritur kampe të ngjashme me burgjet si dhe të presë mijëra emigrantë nga vendet e treta për të paktën një periudhë 5-vjeçare.

Sipas Ballës, ky vendim i qeverisë shqiptare lidhet me përgjegjësitë e vendit në procesin e integrimit europian dhe si shenjë solidariteti me vendin fqinj italian. Ndërkohë Bashkimi Europian nuk u konsultua për këtë marrëveshje, sipas ish-ambasadorit në Tiranë, Luigi Soreca.

Më tej, ministri ripërsëriti faktin se pala italiane do të marrë përsipër gjithë kostot financiare, jo vetëm të ndërtimin dhe funksionimit të kampeve, por edhe të shpenzimeve të sigurisë në perimetrin e jashtëm të tyre.

“Shqipëria i jep në përdorim qeverisë italiane një sipërfaqe pasurie shtetërore për ngritjen e strukturave,“ tha Balla, duke shtuar se nuk bëhej fjalë për “asnjë formë të cedimit të territorit”.

Sipas Ballës, numri i emigrantëve që do të qëndrojnë në të njëjtën kohë nuk mund të kalojë shifrën 3 mijë dhe koha e qëndrimit të tyre do të jetë 28 ditë, sa ç’është afati i shqyrtimit të kërkesës për azil.

Që nga publikimi i saj kjo marrëveshje është kritikuar nga organizatat e të drejtave të njeriut.

e cilësoi atë  të paligjshme dhe e pazbatueshme, ndërsa një grup prej 29 organizatash të tjera, të fokusuara ndër të tjera te të drejtat e njeriut, iu drejtuan qeverisë shqiptare në një letër të hapur duke kërkuar tërheqjen nga kjo marrëveshje, pasi sjell shkelje të këtyre të drejtave dhe ‘burgosje të padrejtë’.