Chiellini: Jam i lumtur që Shqipëria arriti të kualifikohej për në europian
Legjenda e Kombëtares italiane dhe Juventusit, Giorgio Chiellini, ka dhënë komentin e tij për grupin B të Euro 2024, ku bën pjesë Italia por dhe Shqipëria.
Chielini foli për shancet e Kombëtares italiane në këtë kompeticion, por nuk harroj të jepte një koment dhe për Kombëtaren tonë të cilën e quajti ekip “mik”.
Ai u shpreh shumë i lumtur që Shqipëria arriti të siguronte pjesëmarrjen në Euro 2024, duke thënë se ka shumë miq shqiptarë.
“Shqipëria është miku ynë më i madh me të cilin përballemi. Jemi shumë të lumtur që ata hynë në Euro. Unë kam shumë miq shqiptarë dhe ata e meritojnë këtë. Ne duhet ta respektojmë këtë.
Chiellini është shprehur optimist se Italia do të dalë nga grupi i cilësuar si grupi më i fortë i Euro 2024, pavarësisht se situata duket pesimiste për “azzurët”.
Ai ka vlerësuar Donnarumma-n si një portier të mrekullueshëm, Bastonin si një mbrojtës fantastik dhe Verrattin me Chiesan si tepër të talentuar në mesfushë.