Fri, Nov 29, 2024

Gjykata lë në fuqi masat ndaj të akuzuarve për aferën e inceneratorit të Tiranës

  • PublishedDecember 11, 2023

Pas disa orë shqyrtimi dhe pasi dëgjoi palët la të hënën në fuqi masën e arrestit me burg për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputetin socialist të akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion në atë që njihet si afera e inceneratorit të Tiranës.

Masë sigurimi me burg në mungesë u vendos edhe për   dy biznesmenët në arrati, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të akuzuar për “mashtrim” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”. Masë sigurimi me burg u dha edhe për , anëtar i Komisioni Prokurimit për Inceneratorin e Tiranës, i cili është shpallur në kërkim për akuzën “shpërdorim detyre”. Në burg u la edhe drejtori i infrastrukturës në Bashkinë e Tiranës , ish-zyrtari i Ministrisë së Energjisë Bledar Karoli dhe , një nga anëtarët e Komisioni të Prokurimit të tre të akuzuar për shpërdorim detyre.

Për 7 të akuzuar të tjerë u caktua masa e sigurimit “arrest shtëpie”. Në këtë grup u përfshinë Jetmir Llapaj punonjës i Qendrës Kombëtare të Biznesit, , ish-zyrtari i ministrisë së Mjedisit, , ish-Drejtoresha Juridike e Ministrisë së Mjedisit, , anëtare e komisionit të dhënies së koncesionit, , anëtare e komisionit të dhënies së koncesionit, Etleva Kondi, anëtare e komisionit të dhënies së koncesionit, , punonjëse e Qendrës Kombëtare të Biznesit, të akuzuar për “shpërdorim detyre”.

Të akuzuarit i kanë mohuar akuzat. Ish-ministri Lefter Koka i dënuar tashmë në dy proceset e mëparshme në lidhje me inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit ka pretenduar se po sulmohej nga rivalët politikë.

Ky është procesi i tretë penal për atë që njihet si afera e koncesionit të inceneratorëve, që ka kushtuar miliona euro.  Hetimet e Prokurorisë së Posaçme për aferën e inceneratorit të Tiranës zgjatën tre vjet dhe identifikuan shtatë shkelje të mëdha ligjore në procedurat e dhënies së bonusit nga Këshilli i Ministrave, përgatitja e dokumenteve të koncesionit, studimi i fizibilitetit me të dhëna fiktive e deri te fshehja e pronësisë përmes një kompanie guackë në Holandë dhe paraqitja e të dhënave të rreme në Qendrën Kombëtare të Biznesit.