Vitamina që Lufton Sëmundjet e Zemrës, Kockave dhe Depresionin
Vitamina K është një nga substancat më esenciale në grupin e vitaminave që i duhen trupit.
Ndihmon në funksionimin dhe qarkullimin e mirë të gjakut gjithashtu edhe në formimin e kockave të forta.
Kjo vitaminë shfaqet në dy forma si vitamina K-1 dhe K-2.
Nëse K-1 është forma e saj primare që vjen nga perimet jeshile, versioni K-2 shfaqet me shumicë tek proteinat e kafshëve dhe ushqimeve të fermentuara.
Gjithashtu bakteret që ndodhen në barkun tuaj mund të prodhojnë një sasi të vogël vitaminë K-2.
Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon disa nga vlerat dhe trajtimet natyrale që kjo vitaminë sjell në trupin tuaj.
Funksionet e Vitaminës K-2
Në një stadium afatgjatë ku morën pjesë 36,629 persona ndër vlerat e vitaminës K, studiuesit gjetën një sërë të dhënash mbi vlerat e vitaminës K-2.
Vitamina K-2 u pa se uli ndjeshëm tek pjesëmarrësit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve arteriale, veçanërisht tek personat me presion të lartë gjaku.
Ekspertët thonë se trupi ka 10 herë më shumë mundësi të thithë vitaminën K-2 se atë K-1.
Përveç rolit kryesor që K-2 luan në qarkullimin e mirë të gjakut, i dhuron trupit edhe një sërë benefitesh të tjera.
AgroWeb.org ju liston më poshtë disa nga sëmundjet kryesore në të cilat kjo vitaminë ndihmon.
Sëmundjet Kardiovaskulare
Vitamina K-2 mund të ulë rrezikun e prekjes nga sëmundjes e zemrës dhe të përmirësojë shëndetin e saj.
Kjo ndodh pasi vitamina K-2 aktivizon një proteinë që e ndalon kalciumin të ngurtësojë dhe bllokojë enët e gjakut.
Një dietë e pasur me këtë vitaminë mund të reduktojë rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës.
Shëndeti i Kockave
Vitamina K-2 ndihmon në krijimin dhe mbajtjen e kockave të mira dhe të shëndetshme.
Për shkak të prodhimit të madh të mineraleve si karboksilatina osteokalcina një proteinë përgjegjëse që çon kalciumin tek kockat.
Një studim i vitit 2017 i mbajtur në Japoni, ekzaminoi vitaminën K-2 tek femrat mbi 65 vjeç që vuanin nga osteoporoza.
Sipas këtij studimi vitamina K-2 ndihmoi në mos degradimin e kësaj sëmundje.
Ankthi dhe Depresioni
Nivelet e larta të sheqerit në gjak mund të shtojnë edhe riskun e prekjes nga deprersioni, ankthi apo problemet e memories.
Vitamina K-2 ka aftësi të normalizojë nivelin e sheqerit në gjak dhe për pasojë të ulë simptomat e depresionit apo ankthit.
Ushqime të Pasura me K-2
Produktet e bulmetit
Mëlçitë dhe organe të tjera të kafshëve
Mishi i viçit
Mishi i derrit
Të verdhat e vezëve
Mishi i pulës
Peshku
Sigurohuni të përfshini në dietën tuaj ushqimore sa më shumë ushqime të pasura me këtë vitaminë të mrekullueshme për shëndetin.
Si të Kuptoni që Keni Mungesë Vitaminë K-2
Mungesa e vitaminës K në përgjithësi prek një numër të madh të rriturish në të gjithë botën.
Personat me disa deformime të sistemit tretës apo stomakut si gastritit apo ulçera në shumicën e rasteve kanë mungesë vitamine K-2.
Konsumimi për një kohë e gjatë i antibiotikëve mund të vrasë bakteret e mira që ndodhen në trupin tuaj.
Përfshirë këtu edhe bakteret që formojnë vitaminën K.
Nëse vuani nga sëmundje të artritit apo ato kardiovaskulare sigurohuni të shtoni sasinë e marjes së kësaj vitamine./AgroWeb.org