Sat, Nov 30, 2024

Basha: PD mbështet hetimet e SPAK ndaj krimit dhe pushtetarëve të korruptuar

  • PublishedDecember 11, 2023

Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha, feston në Pallatin e Kongreseve, 33-vjetorin e themelimit të saj.

Në fjalën e tij Basha deklaroi se mbështet hetimet e SPAK ndaj pushtetarëve të korruptuar.

“Fatkeqësisht, as Shqipëria jonë nuk është sot aty ku duhet te ishte. Pas 33 viteteve pluralizëm, shumica e bashkeqytetareve tanë jetojnë në një gjendje të mjerueshme ekonomike. Krimi duket se pushtuar gjithe vendin.

Korrupsioni ka arritur nivele të panjohura më parë. Integrimi europian i Shqipërisë ka 10 vite që ecën me hapin e breshkës.  Shqiptarët kanë lënë shtepitë dhe familjet e tyre dhe kanë emigruar si kurrë më parë.  Arsimi dhe shëndetësia jane ne degradim të plotë. 

Përgjegjësi kryesor për këtë gjendje eshte Edi Rama dhe qeveria e tij.  Kjo qeveri nuk prodhon mirëqenie, dije, vende pune dhe siguri! Ajo prodhon vetem korrupsion, regres, arrogancë, drogë dhe krim. Prandaj SOT nga kjo sallë, dua të theksoj edhe njëherë mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike per SPAK, të përgëzoj hetimet e saj ndaj krimit dhe pushtetarëve të korruptuar. 

Shqiptarët mezi e kane pritur këtë dite! Ata kane 33 vite që presin drejtësi të barabartë, një drejtësi ku askush nuk është mbi ligjin.  Sepse vetëm kështu mund te ngrejme shtetin e se drejtes dhe të forcojme demokracine në Shqipëri.  Sepse fatkeqësisht sistemi yne politik ka deshtuar.  Ketu tek ne, një person i vetem, kryeministri, eshte mbi gjithcka. Sot, pushteti i tij është absolut.

Ai vete zgjedh, vete vendos, vetë zbaton! Sot deputetët janë kukulla të Kryeministrit qe përdhosin Kuvendin e Shqipërisë duke shkelur kështu me këmbë zgjedhesit e tyre, qytetaret shqiptare! Keshtu parlamenti ç’nderohet përditë, i teri ne dispozicion të interesave të Edi Ramës dhe klientëve të tij ekonomike,” tha ndër të tjera Basha.

33-vjetori i PD-së, Basha: Askush nuk mund ta bëjë pis këtë ngjarje historike

 

AlbaniaWeb.net