Sat, Nov 30, 2024

Ndalohen me ligj drogat sintetike dhe tullumbacet me gaz

  • PublishedDecember 11, 2023

Trendi i të rinjve që përdorin tollumbace me peroksid azoti si pjesë e argëtimit të tyre, ka qenë i lejueshëm dhe shitej nëpër bare.

Ky trend ka alarmuar strukturat shtetërore dhe është ndaluar me ligj.

Në komisionin parlamentar të Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale është miratuar shtesa e barnave me lëndë psikotrope apo me bazë kanabisi për arsye mjekësore si dhe lista e lëndëve narkotike që ndalohen në vendin tonë.

“Lëndët narkotike dhe psikotrope apo drogat e ndryshme sintetike që përdoren nga të rinjtë nëpër festa apo bare e restorante  shkaktojnë  probleme të mëdha neurologjike tek të rinjtë si dhe i fut ata drejt rrugës së përdorimit. Këto kufizime pritet të miratohen edhe në parlament dhe autoritetet besojnë se do të frenojnë jo vetëm shitjen e tyre por edhe përdorimin nga të rinjtë”, tha Klodiana Spahiu.

Konsumimi i drogave të ndryshme nga të rinjtë ka marrë përmasa të mëdha në vendin tonë. Për t’i mbajtur të rinjtë larg, duhet angazhimi i shoqërisë dhe strukturave ndaluese.