Fri, Nov 29, 2024

‘Më dhemb koka kur të shikoj’/ Santiana dhe Buci ‘kapen’ sërish me fjalë

  • PublishedDecember 13, 2023

Buci dhe Santiana kanë debatuar sërish me njëri-tjetrin. Teksa po qëndronin në dhomën e gjumit, Buci tha se është penduar që ka nisur lojë me të dhe se nuk e shikon dot më në shtëpi.

“Jam pishman që kam nis lojë me ty, po më dhemb koka kur po të shoh”, tha Buci gjatë debatit.

“Çdo gjë që ta kam treguar unë timin je duke e shfrytëzuar me të gjithë banorët e tjerë kundër meje”, shtoi ai.

Ndërsa, ajo ia ktheu duke i thënë se po bëhet paranojak pasi ajo ende e sheh atë si shok. Ajo i tha se situatat nuk janë siç ai po i mendon.