Fri, Nov 29, 2024

SPAK merr në pyetje dhe kontrollon banesën e gazetarit të Ora News

  • PublishedDecember 13, 2023

Gazetari i kronikës, , u mor në pyetje për gati 7 orë të mërkurën në Tiranë, ndërsa oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kryen kontroll në banesën dhe në zyrën e tij në televizionin Ora, pas hetimeve të nisura nga për nxjerrje të sekretit hetimor. Në një deklaratë për televizionin Ora Neës, gazetari tha se i ishte bërë presion për të treguar burimin.

Prokurori SPAK i tha të mërkurën në mbrëmje se gazetari i televizionit , Elton Qyno është marrë në pyetje ditën e mërkurë dhe ndaj tij është ushtruar kontroll banese me urdhër gjykate si pjesë e një procedimi penal për shkelje të sekretit hetimor.

“Po, është pyetur për të dhënë burimin. Nuk e ka thënë. Hetimet do të vazhdojnë në forma të tjera për të zbuluar kush ka nxjerrë sekretin hetimor”, tha Dibra në një bisedë telefonike me BIRN.

Sipas Dibrës, gazetari nuk është shoqëruar apo ndaluar, por është “ftuar për të dhënë deklarime”.

Qyno nuk ishte i arritshëm nëpërmjet telefonit për koment. Megjithatë, ai i tha televizionit Ora News më herët se ishte thirrur në Prokurori në orën 11 [paradite] dhe kishte dalë rreth orës 5 [pasdite].

Qyno shpjegoi se se i ishte komunikuar një vendim gjykate për kontroll të zyrës dhe banesës dhe se i ishte bërë presion për të treguar burimin, por pa specifikuara se për çfarë informacioni bëhej fjalë.

“Më thanë për të marrë një deklarim dhe filluan me presionet, me lloj-lloj forme, me qëllimin e vetëm për të treguar burimin”, tha ai për Ora News.

Elton Qyno është një gazetar me një eksperiencë të gjatë në shtypin e shkruar dhe median audiovizive. I aktualisht punon si gazetar që mbulon institucionet dhe ato të drejtësisë në televizionin Ora News dhe ftohet shpesh për të dhënë koment mbi aktualitetin në median audiovizive. Më herët Qyno ka punuar si gazetar në gazetën e përditshme Shqiptarja.com dhe televizionin Report TV.

Në një reagim për televizionin Ora News, kreu i Unionit Shqiptar të Gazetarëve, Aleksandër Çipa tha se po e ndiqte rastin me vëmendje dhe po prisnin për një reagim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme.

“Nëse kemi të bëjmë me një rast që quhet i paprecedentë për raportin e së drejtës që ka gazetari për të mos dekonspiruar burimin dhe këmbënguljen e drejtësisë për ta pasur atë burim atëherë kjo natyrisht që do marrë një dimension tjetër dhe në këtë cështje do të përfshihen jo vetëm elementët e avokatisë por edhe për ta dimensionuar atë edhe si një histori që është e re dhe ka të panjohurat e veta,” tha Çipa.

Në mbështejte të gazetarit Elton Qyno kanë reaguar kolegë të tij gazetarë dhe politikanë.

“Jam me Elton Qynon dhe me çdo gazetar që i shërben publikut dhe te vërtetës”, shkruan në Facebook gazetarja e televizionit , .

Sipas gazetarit Basir Çollaku kolegu i tij Elton Qyno është ndaluar dhe marrë në pyetje për publikimin e dëshmisë së një të penduari të drejtësisë.

“Kërkojnë të dinë përse ka publikuar pjesë të dëshmisë së të penduarit Nuredin Dumani, pasi më herët kishin kërkuar me shkrim çuditërisht mospublikim. Kanë ushtruar edhe kontroll banese,” shkruan ai në Facebook.

Edhe gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri e ka dënuar rastin.

“Nëse arsyeja e ndalimit të kolegut Elton Qyno është me të vërtete shantazhi për të nxjerrë burimin e informacioneve që ai ka publikuar, ky është precedenti më kriminal dhe sulmi më i rrezikshëm që i është bërë ndonjëherë medias në ,” shkruan ai.

Reagim ka pasur edhe nga përfaqësues të klasës politike. Ish-kryeministri e ka dënuar veprimin e Prokurorisë së Posaçme në Facebook.

“Të dashur miq, në një atentat të vërtetë ndaj lirisë së mediave dhe terrori të pashembullt dhe torture psikoligjike, skapist të papërgjegjshëm të narko-partisë mbajnë që nga ora 10:00 e mëngjesit të ngujuar në zyrat e Skapit gazetarin e mirënjohur të Ora News, Elton Qyno. Ata i kërkojnë atij brutalisht të tregojë burimet e informacioneve që i shesin vetë,” ka shkruar Berisha.