LIVE-Greqia veto, Rama: Pa kuptim dhe pa frymë europiane
Kryeministri Edi Rama pas kthimit nga Brukseli me dështimin për hapjen e kapitujve të negociatave për shkak të vetos greke ka dalë në një konferencë për mediat.
“Vendet anëtare kanë një vlerësim shumë pozitiv për progresin e Shqipërisë. Do të organizoj edhe një takim falënderimi dhe motivimi për më tej, të anëtarëve të kësaj skuadre. Janë rreth një mijë vetë.
Eksportimet e mosmarrëveshjeve bilatarale në tryezën e BE-së. Ka një sensibilizim nga shtetet më me eksperiencë, jetëgjatësi në familjen e bashkuar Europiane lidhur me faktin sesi çështjet bilaterale të eksportuara nga një vend anëtar në tryezën e BE-së krijojnë pengesa të paarsyeshme.
Këto çështje duhet të zgjidhen mes dy vendeve. Është e pakuptueshme dhe e paarsyeshme që në një proces integrimi që një vend hyn në negociata. Në një fazë përfundimtare të shtet-bërjes europiane të pengohet, vonohet sepse ka një çështje bilaterale. Mbase do të ishte më e kuptueshme që kur vjen momenti për t’u anëtarësuar dhe është vetëm vota, por kjo pengesë është e paarsyeshme dhe jo europiane, në frymë.
Rastet dhe historitë kanë qenë jo një e dy, por më shumë. Nuk është rastësi që të gjitha këto raste vijnë nga zona e Ballkanit. Të ndahet çështja bilaterale, Ballkani, mund ta parashikojmë sa vende mund të nxjerrin rrugës shtetet ndaj njëra tjetrës. Kjo me Greqinë eshte nje ceshtje mes nesh” tha ai.