Fri, Nov 29, 2024

Mpiksja e Gjakut në Këmbë – Pse Ndodh dhe Faktorët e Rrezikut  

  • PublishedDecember 14, 2023

Mpiksja e gjakut është një proces i rëndësishëm në organizëm që ka si qëllim të parandalojë gjakderdhjen e tepruar pas një lëndimi ose aksidenti.

Megjithatë, ka raste kur gjaku mpikset në brendësi të venave të zonave të ndryshme të trupit.

Më pas masa e ngurtë mund të arrijë deri në mushkëri duke rrezikuar seriozisht jetën e pacientit.

Në disa raste, gjaku mpikset në enë të mëdha të gjakut duke shkaktuar kështu trombozën e venës së thellë.

AgroWeb.org sjell më poshtë një informacion me gjithçka duhet të dini lidhur me mpiksjen e gjakut.

Simptomat e Mpiksjes së Gjakut Në Këmbë

Disa prej simptomave më të zakonshme të mpiksjes së gjakut në këmbë përfshijnë: enjtjen, skuqjen dhe dhimbjen.

Nëse gjaku mpikset në këmbë, zona në fjalë do të enjtet ndjeshëm në krahasim me këmbën tjetër.

Lëkura në këtë zonë mund të skuqet ndërkohë që këmba dhemb.

Skuqja e lëkurës gjithashtu shoqërohet edhe me nxehtësinë e zonës ku është mpiksur gjaku.

Kur Është Koha Për Të Shkuar Tek Mjeku

Ekspertët thonë se njeriu duhet të shkojë tek mjeku menjëherë sapo dyshon që ka një trombozë në këmbë, sepse ajo e fundit mund të arrijë shumë shpejt në mushkëri.

Kur një gjë e tillë ndodh, njeriu vuan nga embolizmi pulmonar.

Ky problem manifestohet me simptoma të ndryshme siç janë rrahjet e larta të zemrës, dhimbje dhe vështirësi në frymëmarrje.

Faktorët e Rrezikut Për Mpiksjen e Gjakut në Këmbë

Sipas ekspertëve, të cilëve u referohet AgroWeb.org njerëzit që kanë kryer një ndëhyrje kirurgjikale, janë mbi 65 vjeç dhe marrin kontraceptivë janë më të rrezikuar nga mpiksja e gjakut.

Faktorë të tjerë rreziku janë trajtimet kundër kancerit, mbipesha, jeta jo aktive, probleme të tjera me venat dhe historiku familjar.

Mënyrat më të mira për të parandaluar mpiksjen e rrezikshme të gjakut është që të ruani një peshë të shëndetshme dhe të jeni aktivë.

Ekspertët gjithashtu rekomandojnë që herë pas here të merrni një dozë të vogël aspirine./AgroWeb.org