Fejohet futbollisti i njohur, momente nga propozimi përrallor
Jorginho është fejuar me të dashurën e tij Catherine Harding pasi i propozoi në një mënyrë romantike.
Futbollisti i Arsenalit, 31 vjeç, iu ul në gjunjë këngëtares 32 vjeçare, në një ambient të rrethuar me trëndafila të kuq dhe qirinj, ndërsa në sfond luante edhe një violinist.
Çifti thuhet se janë lidhur në vitin 2020 dhe kanë një djalë të quajtur Jax.
Catherine ndau një sërë fotografish nga momenti i ëmbël në Instagram-in e saj me mbishkrimin: “Dashuria ime” me një simbol të pafundësisë dhe emoji unaze.
Ajo postoi gjithashtu një video të propozimit, e cila kapte momentin që Jorginho e befasoi atë, me këngën ‘Never Break’ të John Legend.
Cat ka një vajzë të quajtur Ada, tetë vjeçe, me ish-in e saj Jude Laë, si dhe Jax me Jorginhon.
Lojtari i Arsenalit ka dy fëmijë, Vitor dhe Alicia, me ish-gruan e tij Natalia Leteri.