“Propozimi i ëndrrave”, futbollisti i njohur i surprizon partneren
Futbollisti i njohur i Arsenalit, Jorginho është fejuar me partneren e tij Catherine Harding pas një propozimi shumë romantik.
31-vjeçari u ul në gjunjë dhe i kërkoi këngëtares 32-vjeçare të martohej me të.
Gjithçka rreth e rrotull ishte e mbuluar me të kuqe; trëndafila, qirinj, fustani i saj… Një përrallë reale me muzike violine në sfond…
Çifti janë të lidhur bashkë që në vitin 2020 dhe nga kjo marrëdhënie ka ardhur në jetë djali i tyre, Jax.
Catherine Harding ka ndarë disa foto në Instagram të këtij momenti kaq domethënës dhe romantik të jetës së saj.