Fri, Nov 29, 2024

KPK shkarkon prokurorin Hektor Mushi

  • PublishedDecember 15, 2023

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra të premten prokurorin e Elbasanit , pasi gjatë një seance dëgjimore të zhvilluar të mërkurën 13 dhjetor, i vuri në dukje probleme në tre kriteret e rivlerësimit.

Komisioni konstatoi pamundësi financiare të prokurorit Mushi për blerjen në vitin 2004 të një apartamenti me sipërfaqe 92.3 m2 në Pogradec për çmimin 2 milion lekë, me burim të shënuar në deklaratën “” shumën 1.5 milion lekë të dhuruar nga vëllai emigrant në Gjermani dhe 500 mijë lekë nga kursimet. po ashtu vuri në dukje gjetjen e një kontakti të papërshtatshëm dhe ngriti dyshime për sjellje jo etike të Mushit. Prokurori i kundërshtoi këto gjetje, por trupa duket nuk është bindur nga provat e sjella prej tij.

për prokurorin Mushi u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga , me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtare Brunilda Bekteshin. Në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte e pranishme .

Hektor Mushi ka punuar fillimisht si oficer i policisë gjyqësore dhe në vitin 1995 është emëruar si prokuror në Elbasan. Në vijim është transferuar në Pograddec dhe në 2007-ën është rikthyer në Elbasan ku dhe e ushtron aktualisht detyrën.