“Grabitje…”! Plumbat në Tiranë, si shkuan babë e bir me këmbët e tyre në burg
Denoncuan për një tentativë grabitje në banesën e tyre në Pezë Helmës, por babë e bir kanë përfunduar pas hekurave.
Policia thotë se ishte Gazmir Hysa 58 vjeç, që mbrëmjen e djeshme ka telefonuar policinë duke pretenduar se persona të paidentifikuar, ishin futur në oborrin e banesës së tij, dhe kishin qëlluar me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në adresën e dhënë, dhe nga verifikimet e kryera ka rezultuar se personi që ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, është djali i tij Orient Hysa 22 vjeç.
Në vijim të veprimeve sipas policisë u bë arrestimi në flagrancë i babë e bir Gazmir dhe Orient Hysa (babë e bir), të dy banues në Mënik.
Gjatë kontrollit të banesës së dy të arrestuarve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov, të përdorur gjatë ngjarjes, 4 krëhra dhe sasi municioni luftarak.