Këngët e Taylor Swift dhe Beyoncé-s mund të shpëtojnë jetë!
Shoqata Amerikane e Zemrës vërteton se “Virgo Groove” nga Beyoncé dhe “You’re Losing Me” nga Taylor Swift janë dy këngët perfekte për të shpëtuar njerëzit.
Të dyja këngët kanë nga 100 deri në 120 rrahje në minutë, që është shpejtësia me të cilën duhet të kryhen ngjeshjet në gjoks.
Hiti i Beyoncé-s përmban “108 rrahje në minutë: ritmi i përsosur për ringjalljen kardiopulmonare me dorë (CPR)”.
Këngë të tjera që gjithashtu kanë ritmet e duhura për CPR janë “Break My Soul” e Beyoncé -s dhe “Welcome to New York” dhe “Sparks Fly” e Taylor Swift, “Poker Face” dhe “Just Dance” e Lady Gaga-s, “Uptown Funk” e Bruno Mars, “Rhythm Nation” nga Janet Jackson, “I Wanna Dance with Somebody” e Whitney Houston etj.
CPR-ja realizohet duke vendosur pëllëmbën e njërës dorë në gjoksin e personit që ka humbur ndjenjat dhe dorën tjetër mbi të parën dhe filloni të shtypni fort dhe shpejt me 100 deri në 120 ngjeshje në minutë.