Nëse nuk më jep 5000 euro do të vras, kërcënoi të riun që jeton në SHBA, kërkohet 25 vjeçari durrsak
Një shqiptar i lindur dhe i rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka rënë pre e shantazhit nga një i ri shqiptar.
Report Tv mëson se shqiptaro-amerikani është paraqitur rreth mesditës në Policinë e Durrësit për të denoncuar rastin.
Sipas tij, Benardo Doçi, 25 vjeç, banues po në Durrës, e ka kërcënuar vazhdimisht përmes celularit për t’i dhënë një shumë prej 5 mijë dollarësh.
Burime pranë bluve thonë për Report Tv se i riu durrsak e ka kërcënuar me fjalë të ndryshme nga “do të të rrah” deri tek “do të të vras” nëse nuk i jepte paratë.
Për të shmangur situata të pakëndshme, shqiptari që ka lindur në SHBA, i ka dhënë rreth 500 dollarë Benardo Doçit dhe ka bërë denoncimin në polici. Policia u vu menjëherë në ndjekje të.