Kush është i plagosuri Indrit Shaqja, personi që vrau dy kunatat në Durrës
Nga të shtënat me armë në burgun e Peqinit ka mbetur i plagosur Indrit Shaqja, i cili rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy kunatave të tij, pasi kishte si qëllim ti grabiste.
Për këtë krim është dënuar dhe Vilson elmazi dhe Artur Kaçanolli, për të cilët Shaqja ka thënë se nuk kanë marrë pjesë në krim.
Më 2 shtator të vitit 2014, tre të dënuarit torturuan e vranë dy kunatat, Elsa Vava 72 vjeç dhe Gjinovefa Vava 77 vjeç.
Shaqja, nga Shijaku, Velson Elmazi nga Elbasani, kushëriri i tij dhe nipi i dy viktimave, Artur Kacanolli kanë marrë dënimin maksimal për këtë krim.
Në lidhje me këtë ngjarje u dënua nga gjykata dhe bashkëshortja e Indrit Shaqjes, Valbona, për fshehje të krimit.
Njoftimi i gjykatës për krimin:
“Më datë 02.09.2014 rreth orës 06:20 është konstatuar fakti i vdekjes në banesën e tyre të shtetaseve Gjenovefa Vava dhe Elsa Vava. Vdekja e tyre ishte shkaktuar nga dhuna fizike e ushtruar mbi to e kombinuar kjo me asfiksinë mekanike.
Vdekja e tyre kishte ardhur si pasojë e veprimeve të kryera me qëllim vjedhjen e florinjve, parave dhe sendeve të tjera me vlerë të ndodhura në banesën e viktimave. Autorë të kësaj ngjarjeje janë evidentuar të pandehurit Indrit Shaqja, Velson Elmazi, Artur Kaçanolli, të cilët kanë bashkëpunuar secili në rolet e tyre për kryerjen e veprës penale.
Florinjtë dhe paratë e vjedhura, pasi janë marrë nga Indrit Shaqja e Velson Elmazi janë fshehur në shtëpinë e të pandehurit Shaqja, nga e pandehura tjetër Valbona Shaqja, e cila ka kryer veprime për t’i fshehur këto dhe më pas për dërgimin e tyre jashtë shtetit tek i pandehuri Indrit Shaqja”, thuhej në dosjen e prokurorisë, sipas së cilës, të dyja viktimat janë gjetur në dy dhoma të ndryshme të katit të dytë të banesës. Ato ishin me rroba gjumi dhe ishin të lidhura me qese ngjitëse skoç në gojë, në këmbë dhe në duar, edhe me çarçafë”