Sat, Nov 30, 2024

“Këtu ka diçka…”! Eksperti te “5Pyetjet.al”: Si ndodhi vrasja brenda burgut në Peqin

  • PublishedDecember 15, 2023

I dënuari Arben Lleshi mbeti i vrarë këtë të premte në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Ai u qëllua me armë zjarri pistoletë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet nga i burgosuri tjetër Sokol Mjacaj.

Ky i fundit është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë në Shkodër në vitin 2015. Paraprakisht dyshohet se arma e zjarrit është futur me dron në ambientet e burgut, por ende nuk është konfirmuar nga autoritetet.

I plagosur nga kjo ngjarje ka mbetur edhe Indrit Shaqja. Ai ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj në një intervistë me “Skype” për “5Pyetjet.al” analizoi ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e sotme, si arriti Mjacaj që të siguronte armën dhe të vriste brenda burgut? Intervista e plotë më poshtë.

AlbaniaWeb.net