Sat, Nov 30, 2024

Liesa: “Që të mbahesh mend në BB, të duhet histori dashurie”, reagon Luizi

  • PublishedDecember 18, 2023

Moderatorja dhe mikesha e ngushtë e Kiara Titos, Liesa Haxhiasllani, ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up” ku diskutoi ndër të tjera edhe për “faktorin X” që dikush duhet të ketë për t’u futur në “Big Brother” dhe për t’u mbajtur mend.

Në gjykimim e Liesës, në këtë format duhet të krijosh patjetër një histori dashurie që të mbahesh mend, gjë të cilën ajo s’do ta bënte.

Madje, kujtojmë se ajo vetë ishte për një kohë të gjatë kundër romancës së Kiarës me Luiz Ejllin, teksa në intervista shprehej se shpresonte që puthja e tyre të mos ndodhte kurrë.

“Jam shumë realiste dhe e di që një format si “BB” do të ishte shumë i mirë për mua në aspektin e rrjeteve sociale, e promovimit të emrit, ndoshta për një vend pune që mua do më pëlqente… Por që të arrija në atë nivel, do më duhej mendoj unë, mbase jam gabim, një histori dashurie që unë nuk do ta bëja dot aty brenda. Do të ishte pak e vështirë.

Në “BB” po ta vëmë re, nga çdo edicion mend mund të mbajmë 2 apo 3 personazhe. Nuk e di sesa mund të realizohej të isha pjesë e këtyre personazheve që do mbaheshin mend. Jo të gjithë kanë një histori dashurie, por mbahet mend fituesi, dikush që u lidh me dikë. Rasti i Beniadës që ishte një fenomen për shkak të karakterit të saj.

Pra janë disa personazhe që kanë veçoritë e tyre, që mbahen mend.”- tha Liesa, deklaratë të cilën e dëgjoi dhe Luiz Ejlli.

 

Madje, ai s’vonoi të komentonte në postim: “O teze”, duke etiketuar Liesën.

Kjo e fundit ia ktheu: “Ti je kategoria që do mbahet mend gjatë”.