Avokatët kërkojnë përjashtimin e gjyqtarëve, çfarë ndodhi në seancën e radhës për Belerin?
Procesi ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës vazhdon të jetë aktiv në GJKKO.
Burime bëjnë me dije se seanca ishte shtyre me qellim që i pandehuri Pandeli Kokaveshi të jepte pëlqimin për të dhënë dëshmi në seancë.
Policia sqaroi se nuk kishte arritur ta gjente dot ndërsa sipas avokatit ai ndodhet në Greqi për disa arsye shëndetësore.
Gjithashtu ai kishte bërë një deklaratë para autoriteteve greke ku shprehej se nuk kishte dëshirë për të dëshmuar.
Ndërkohë, avokatët kërkuan përjashtimin e gjyqtarëve Erjon Cela dhe Irena Gjoka për njëanshmëri.