Sat, Nov 23, 2024

Saimir Sula vdiq në mënyrë misterioze në Spanjë, motra deklaron se zemra e sjellë nuk është e tij

  • PublishedDecember 19, 2023

Motra e Saimir Sulës, të riut shqiptar i cili vdiq në një spital në Spanjë rreth dy vite më parë ku shkoj të kurohej për COVID dhe doli i vdekur pa zemër.

Sipas saj familja ka denoncuar dyshimin se zemra e sjellë nga Spanja nuk i përket të vëllait, pasi pakoja me zemrën që pretendohet se është e tij nuk vjen me një provë gjenetike.

“Nuk e kuptoj pse Saimir është në varr pa zemër dhe zemra e tij është në laboratorin e mjekësisë ligjore, gjithmonë nëse është e tij. Familja ka denoncuar dyshimin se zemra nuk është e tij, sepse pakoja me zemrën që pretendohet se është e tij nuk vjen me një provë gjenetike që dëshmon se organi i përket Saimir Sulës. Zoti Ulsi Manja ju kujtoj se në letër porosinë e dytë që u nis në Spanjë kërkuam që zemra të sillej në Shqipëri dhe të bëhej testi i ADN-së për të parë nëse zemra i përkiste Saimirit”, u shpreh ajo.

AlbaniaWeb.net