FSHF ndan çmimet “Më të mirët 2023’!
Në mbrëmjen gala “më të mirët 2023” të zhvilluar nga Federata Shqiptare e Futbollit u vlerësuan protagonistët kryesorë, djem e vajza të cilët shkëlqyen me paraqitjen e tyre në fushën e gjelbër.
Në mbrëmjen festive nuk mund të mungonte edhe ish-trajneri Giani De Biasi.Presidenti Begaj i dorëzoi pasaportën shqiptare trajnerit Sylvinho.
Sa i takon çmimeve më të rëndësishme, Klaudia Borçi dhe Arlind Kurti u shpallën talentet e vitit 2023. Këpucët e arta u rrëmbyen nga Florent Hasani dhe Valentina Troska, ndërsa çmimin “topi i artë 2023” e fitoi futbollisti i Partizanit Arinaldo Rrapaj. Arbitri i vitit u përzgjodh Enea Jorgji ndërsa Orges Shehi trajneri i vitit.