Fri, Nov 29, 2024

Azemi del i vetëm në oborr dhe qan, çfarë e mërziti banorin e ‘BBVK’?

  • PublishedDecember 20, 2023

Azem Gagica duket se nuk po e shijon dhe aq shumë qëndrimin në shtëpinë e ‘Big Brother Vip Kosova’, ditët e fundit.  Banori është shfaqur në një gjendje emocionale të rënduar, teksa ndodhej në oborr i vetëm duke qarë. Pak ditë më parë, Alba, vajza të cilës i ka shprehur ndjenjat, i tha se e ka bërë të ndihet keq me disa veprime të tij.

Përpos kësaj, ditët e fundit kanë qenë të mbushura me debate dhe dinamika të forta, çka mund të kenë sjellë shqetësime tek banori.