STATISTIKAT/ Interi, makthi i Bolonjës në Kupën e Italisë
Interi i ka fituar të teta ndeshjet e fundit të Kupës së Italisë të luajtura kundër Bolonjës. Zikaltrit kanë pasur një seri kaq të gjatë suksesi në kompeticion vetëm kundër Xhenoas(8).
– Interi është skuadra me të cilën Bolonja është përballur më shumë në Kupën e Italisë. Në 20 ndeshje kuqeblutë kanë arritur 4 fitore, 3 barazime dhe kanë humbur 13 ndeshje. E vetmja skuadër që është mundur më shumë herë nga një kundërshtar i vetëm në këtë kompeticion është Interi kundër Juventusit (15).
– Bolonja mbeti e pamposhtur në dy ndeshjet e fundit kundër Interit, duke marrë parasysh të gjitha kompeticionet (1F, 1B), pasi kishte humbur 7 nga 10 të mëparshmet (3F). Kuqeblutë nuk kanë kaluar tre ndeshje radhazi pa humbje kundër zikaltërve që nga prilli 2014.
– Në tre ndeshjet e fundit në shtëpi të luajtura nga Interi kundër Bolonjës, zikaltrit kanë shënuar 14 gola, mesatarisht 4.7 për ndeshje. Ky është numri i njëjtë i golave të shënuar nga lombardët në 9 ndeshjet e mëparshme në shtëpi kundër emilianëve (1.6 mesatarisht).
– Pesë nga shtatë ndeshjet e fundit të 1/8-ave të Interit në Kupën e Italisë kanë shkuar në kohë shtesë. Në të gjitha këto raste zikaltrit janë kualifikuar, eliminimi i fundit daton në 9 janar 2014 në duart e Udinezes.
– Në 12 ndeshjet e fundit të fazës së 1/8-ave, Bolonja është eliminuar 11 herë, përfshirë 3 eliminime nga Interi. I fundit nga zikaltrit ka ardhur pas kohësh shtesë (2-3 më 17 janar 2017).