Luana Vjollca do të bëhet me fëmijë?
Luana Vjollca po shijon pushimet e saj në New York, bashkë më motrën, Marinën.
Ajo ka ndarë shumë momente me ndjekësit e saj në Instagram gjatë pushimeve, ku nuk ngurron as të tregojë momente me mbesën e saj, Marget.
Në një video duket ajo duke shtyrë karrocën e të voglës dhe shkruan:
Po bëj prova.
Në një video tjetër që ka postuar në TikTok, filteri i tregonte asaj parashikimet për vitin 2024, dhe i jep një emoji bebi.
Moderatores duket që i ka pëlqyer kjo dhe ka shkruar:
Hajde më shpejt 2024
@luanavjollca_222Hajde ma shpejt 🙈
Prej vitesh ajo është në një lidhje me Krenar Çoçaj, por nuk e kanë bërë publike.
Projekti i saj i fundit ka qenë emisioni “Love Island Albania”, ndërkaq për emisionin “Zemër Luana” nuk ka nxjerrë ndonjë njoftim nëse do të rinisë apo jo.