Fri, Nov 29, 2024

Rama zhvillon takimin me përfaqësuesit diplomatik, flet për Lindën: Ajo sa vjen e bëhet më e mirë

  • PublishedDecember 21, 2023

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin e fundvitit me përfaqësuesit diplomatikë që ushtrojnë detyrën në Shqipëri ku shprehu edhe mirënjohjen ndaj tyre.

“Jemi mbledhur sonte këtu në këtë mbrëmje tradicionale, pas një tjetër viti të mbushur me sfida të reja, pasiguri, po edhe mundësi, i cili po mbyllet dhe një viti të ri që po vjen, “ kështu e nisi kryeministri fjalimin.

Rama u ndal te shumë tema duke folur për luftën e Gazës, procesin e Bashkimit Europian si dhe Ballkani Perëndimor.
Në fund Rama ngriti dolli për familjet e diplomatëve dhe për bashkëshorten e tij.

“Në mbyllje të dollisë për të gjitha familjet tuaja, dua t’i shtoj dollisë edhe familjen time dhe për gjysmën time më të mirë. Ajo sa vjen e bëhet më e mirë, unë sa vij e përkeqësohem, po ja që kështu është. Gëzuar pra, për familjet tuaja, për fëmijët tuaj, për të dashurit tuaj dhe iu uroj atyre, bashkë me ju natyrisht, së pari një Vit të Ri me shëndet, së dyti një Vit të Ri të gëzuar dhe së treti, një Vit të Ri shumë të suksesshëm”, tha Rama.

AlbaniaWeb.net