Sat, Nov 30, 2024

Djali i Meghan nuk do të marrë dhuratën e kërkuar për festa, për faj të saj

  • PublishedDecember 21, 2023

Archie, djali i Princ Harryt dhe Meghan Markle do të zhgënjehet kur nuk do të gjejë dhuratën që kërkoi poshtë pemës. Meghan Markle tregon se i biri, vetëm 4 vjeç, dëshironte një aparat fotografik profesional që kushtonte më shumë se 8 mijë euro.

“Nuk do ta kesh kurrë! As për Krishtlindje”, ishte përgjigjja e Dukeshës së Sussex-it për kërkesën e djalit të saj me Princin Harry.

Sipas Meghan Markle, i vogli Archie Harrison Mountbatten Windsor është një fotograf i ri. Pasioni duket se ka lindur falë takimit me fotografin Misan Harriman.

“Herën e fundit që ai ishte me ne, po i tregonte se si të bënte foto dhe unë i bleva Archie-t një aparat fotografik”, shpjegoi gruaja e Princit Harry. Reagimi i fëmijës ishte i papritur: “Ai tha: Por nuk është një Leica si ajo e Misanit”.

Ajo që priste fëmija ishte një pajisje profesionale dhe me kosto të lartë dhe kryesisht për këtë arsye nëna e tij nuk ka ndërmend t’ia blejë atë për një fëmijë. Megjithatë, ajo nuk ka ndërmend të pengojë pasionin e djalit të saj të madh Archie, i cili duket shumë i motivuar.