Fluks emigrantësh në Qafë-Thanë, Maqedonia nuk përballon dot kapacitetin
Në pikën doganore të Qafë Thanës ka fluks udhëtarësh, ku dhjetëra mjete presin në radhë nga ana e Maqedonisë së Veriut për të hyrë në Shqipëri.
Për më tepër se dy orë, qytetarët janë ndeshur me vonesa për shkak se nga pala maqedonase ka numër të reduktuar punonjësish. Sipas informacioneve të marra nga kjo doganë, të dyja palët punojnë me 2 sportele, si ajo maqedonase dhe ajo shqiptare.
Por problemi aktualisht qëndron tek pala maqedonase që nuk ka kapacitetet e duhura për të përballuar fluksin.
Qafë Thana funksionon me sportele të përbashkëta ndaj shpesh krijohen edhe vështirësi për shkak se në rastet kur nevojitet shtimi i sporteleve duhen punonjës nga të dyja vendet