Sat, Nov 30, 2024

Gjenerali gjerman: Në Serbi po mobilizohen nacionalistët

  • PublishedDecember 22, 2023

Situata e sigurisë në Kosovë po përkeqësohet dukshëm dhe NATO po e shton praninë e saj në pranverë, edhe me ndihmën e Bundeswehr-it – forcat e armatosura të Gjermanisë.

Gjenerali i ushtrisë gjermane, Ralf Hammerstein, ka thënë për Die Welt se si nacionalistët po mobilizohen në Serbi – dhe se situata e paqëndrueshme në Ballkanin Perëndimor po plotëson dëshirat e Rusisë së drejtuar nga Vladimir Putin.

Ai tha se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk po përparon siç duhet, teksa shton se asnjë kufi në Ballkanin Perëndimor nuk do të mund të ekzistojë me mirëbesim.

Sipas tij, Prishtina dhe Beogradi po ndjekin një politikë të sovranitetit dhe reciprocitetit maksimal, e cila çon në konflikte të tilla sikurse mosmarrëveshja e targave në nëntor të vitit të kaluar.

Ai tha se sulmi mbi ushtarët e KFOR gjatë këtij viti tregoi se seriozitetin e situatës dhe rrezikun e përsëritjes së tensioneve në një kohë shumë të afërt.

AlbaniaWeb.net