Rama do të përjashtojë Nokën 60 ditë nga Parlamenti?
Paria Socialiste kërkon masë disiplinore për Flamur Nokën për kaosin që shkaktoi në Kuvend gjatë seancës së të enjtes, ku u miratua kërkesa e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të Sali Berishës.
Masa disiplinore sipas burimeve mediatike pritet që të bëhet sipas ndryshimeve të rregullores.
Deputetët që prishin prishin rendin dhe qetësinë në seancë përjashtohen deri në 60 ditë në bazë të shkeljes.
Sipas rregullores së re tashmë të hyrë në fuqi, hedhja e mjeteve piroteknike përfshihen tek ndëshkimet më të rënda, deri në 60 ditë përjashtim.