Sat, Nov 30, 2024

Gaz Paja dhe Ira Seferi i japin fund martesës?

  • PublishedDecember 22, 2023

Gaz Paja dhe partnerja e tij Ira Seferi, dyshohet se i kanë dhënë fund martesës. Veprimet e tyre të fundit kanë çuar në këtë përfundim.

Paja u shfaq i pashoqëruar nga Ira në premierën e filmit “5 Herë Jo”. Mungesa e saj është parë edhe në dalje të tjera publike të tij.

Si fillim Ira ka fshirë të gjitha fotografitë e postuara në Instagram me Gazin dhe madje as nuk e ndjek më në Instagram, duke i hedhur akoma më shumë benzinë zjarrit.

Ndërsa aktori, kohët e fundit nuk ka postuar shumë dhe prej kohësh ata nuk janë shfaqur më bashkë.
Për herë të fundit ai ka publikuar foto me Irën para dy vitesh, ndërsa ai e ndjek atë në Instagram.

Aktori Gaz Peja dhe Ira Seferi janë martuar në qershor të vitit 2019 dhe janë prindër të një djali.