Fri, Nov 29, 2024

Dëmtimi në Kupën e Italisë, Lautaro mbyll vitin

  • PublishedDecember 22, 2023

Lautaro Martinez ka mbyllur vitin. Dëmtimi që pësoi argjentinasi në Kupën e Italisë në mesjavë nuk do ta lejojë të jetë në fushë për zikaltërit për ndeshjet e kampionatit ndaj Lecce dhe Genoa.

Kështu, përkrah Thuramit, në sulm të paktën në ndeshjen ndaj Lecces do të luajë Arnautovic, i cili deri tani nuk ka bindur me performancat e tij.

Kështu, dëmtimi muskulor bëri që ky vit për argjentinasin të mbyllet me penalltinë e humbur në mesjavë ndaj Bologna dhe me eliminimin e skuadrës së tij nga Kupa e Italisë.

Shpresa e Interit është që Lautaro të kthehet në 6 janar, ndaj Veronës, por vetëm në ditët e ardhshme stafi mjekësor do t’i ketë idetë më të qarta për rikuperimin e kapitenit zikaltër.