Ledi Vokshi reagon ashpër ndaj ofendimit që i bëri Alba në “BBVK”
Ish-konkurrentja e “BBVK” Ledi Vokshi së fundmi ka reaguar ashpër rreth ofendimit që i bëri Alba Vukaj.
Në një video Alba duket teksa i thotë produksionit që kukulla që ajo ka nuk i ngjan asaj por i ngjan Ledit.
Alba: Ja keni marrë fytyrën e Ledit fatkeqësisht. A ta dërgoj tek dhoma e rrëfimit që t’ia ndërroni?
Ky veprim i Albës duket që e ka shqetësuar shumë Ledin dhe nëpërmjet një postimi në Instagram ajo ka reaguar për këtë.
Ledi: Më kanë ardhur mesazhe qe Alba Vukaj është tallur me fytyrën edhe me hundën time. E dashur faleminderit qe më mban në gojë. Fytyrën time mirë apo keq e ka bërë zoti. Me hundën time kam pasur probleme dhe e kam bërë 2 herë operacion edhe akoma kam probleme. Në vend që të merresha me operacione të bëhesha e bukur vendosa të investoja në njohurin dhe trurin tim. Vendosa të investoja në biznese jo që të bëhem e pasur po që të hapja vende pune për ata që kanë nevojë. Disa investojnë në njohuri, disa në bukuri. Ti zemra vogël ke bërë zgjedhjen e gabuar të tallesh me njerëz. Të sugjeroj si mentore që jam, kur të dalësh të investosh më shumë në veten tënde të brendshme sesa të jashtme. Respekte.