Fri, Nov 29, 2024

Santiana e quajti biseksuale, Linda tregon si qëndron e vërteta

  • PublishedDecember 22, 2023

Ditët e fundit në ‘Big Brother Vip Kosova’ ka patur debate dhe dinamika shumë të forta. Në një rrëfim me Bucin dhe disa banorë të tjera, Santiana dashur pa dashur ka zbuluar një sekret të Lindës, duke thënë se ajo është biseksuale.

Teksa po bisedonte në ambientet e shtëpisë, Buci e ka pyetur personalisht Lindën lidhur me këtë deklaratë të bërë nga Santiana, për të mësuar të vërtetën.

“A ke vallëzuar ndonjëherë në videoklipet e tua?” e pyeti ai. Përgjigja e Lindës ishte plot besim dhe pa hezitim: “Po, madje në klip edhe e kam puthur një femër. I pranishëm ka qenë edhe bashkëshorti im”. 

Linda ka treguar më pas se filimi i skenës ka qenë një moment i diskutueshëm për të, duke rrëfyer se në fillim ka pasur rezerva: “Në fillim nuk kam dashur, por burri më ka thënë ‘bëje’”.