VENDIMI/ Lista me 169 profesionet që do të taksohen nga 1 Janari 2024
Publikohet lista me 169 profesionet e lira që do të tatohen duke filluar nga 1 Janari i vitit 2024. Lista për profesionet e lira e miratuar pak ditë më parë me vendimin e Këshillit të Ministrave, është botuar në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë menjëherë në fuqi. Lista është e ndarë në 26 lloje aktivitetesh, të ndara në 169 profesione. Nga 1 janari 2024 të gjithë personat fizikë tregtar apo të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohen më si biznes i vogël me 0% tatim. Ata që sigurojnë të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë do të tatohen me 15% ndërsa ata që kanë të ardhura mbi 14 milionë lekë do të paguajnë 23% tatim. Efekti pozitiv në buxhetin e shtetit për vitin që vjen përllogaritet 30 mln euro nga tatimi i 169 profesioneve.
Në këtë listë futet fotografi, videograf, prodhues të programeve, regjistrues të audiove për muzikë, aktivitete të IT, siguruesit, financier, ndërmjetësues financiar, prodhues filmash, vlerësuesit e pasurive të paluajtshme, juriste, avokatë, kontabiliste, arkitekt, agjenci që merren me sondazhe, me reklama, shërbimet veteriner, shërbimet e dhënies me qira të makinave, dhëniet me qira të sendeve të tjera, agjencitë e punësimit, agjencitë e udhëtimit, sigurimi i burimeve njerëzore operatorë turistikë, administrim zyrash, call center, organizator eventesh, konferencash, arsimtarë, mjekë, dentistë, mjek të specializuar, qendra të kujdesit shëndetësor për të moshuarit, qendrat e kujdesit për të prapambetur mendor, infermier, aktivitetet sportive, krijuese, shplodhese, aktivitetet e argëtimit, etj.
Kliko KETU për të lexuar listën e plotë