Fri, Nov 29, 2024

Debate mes kallzuesit dhe ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë

  • PublishedDecember 22, 2023

Seanca gjyqësore e zhvilluar të pemten më 22 dhjetor në Gjykatën e Posaçme të Shkallë së Parë lidhur me çështjen penale në ngarkim të ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, vijoi me pyetjen e dëshmitarit të kërkuar prej të pandehurit, avokatit , i cili është njëkohësisht edhe kallëzuesi. Disa herë pati diskutime e debate mes dëshmitarit, të pandehurit dhe përfaqësuesve ligjorë të tij, situata për të cilat gjyqtarja u tërhoqi vëmendjen.

Përfaqësuesi i Selimit, avokati e pyeti Dashin nëse kishte qenë i dënuar ndonjë herë. Dëshmitari tha se kjo nuk kishte lidhje me objektin e çështjes, megjithatë pohoi se kishte qenë dënuar pesë herë. Pas përfundimit të dëshmisë, Selimi paraqiti deklarime, ku ndër të tjera vërejti se kishte gjykuar dy çështje në ngarkim të Dashit dhe se ai e kishte kryer kallëzimin për hakmarrje.

Dëshmitari Dashi u pyet në vijim se çfarë provash kishte dorëzuar bashkëngjitur kallëzimit dhe ai deklaroi se kishte vendosur vendimet e institucioneve të vetingut. Për disa pyetje Dashi tha se nuk kishte përgjigje.

I pyetur nga nëse kishte pasur ndonjëherë konflikte apo mosmarrveshje personale me të pandehurin, dëshmitari Dashi tha se ishte hera e parë që e shikonte në mënyrë të drejtëpërdrejtë Selimin dhe se nuk ishte përshëndetur ndonjëherë me të.

Bazuar në këtë dëshmi, si dhe një ekspertim për të cilin ekspertja ka pranuar në seancat e mëparshme se ka kryer përllogaritjen gabim, Selimi ngriti pretendimet se procesi ndaj tij është përndjekës. Megjithatë, prokurorja ka deklaruar në seancat e mëparshme se kërkesa për gjykim nuk është bazuar në atë akt ekspertimi.

Avokati Manjani deklaroi se nuk kishte asnjë fakt ndaj të përfaqësuarit prej tij, se dëshmitari duhet të procedohet për kallëzim të rremë dhe u shpreh se kjo çështje duhet pushuar, me argumentin se nuk ekziston.

Sipas tij, dëshmitari duhet të merret i pandehur edhe për fyerje ndaj gjykatës, pasi nën betim refuzoi të përgjigjej.

Në vijim, gjykata administroi akte të të pandehurit dhe me kërkesë të prokurores e cila tha se kishte nevojë të largohej për shkak të angazhimve në hetimin e një çështjeje, e shtyu seancën për më datë 12 dhjetor, në orën 13:00 kur pritet të parashtrohen gjithë provat.

Shkëlzen Selimi punoi për dy dekada në sistemin e drejtësisë, përpara se të shkarkohej në vitin 2018 nga vetingu për fshehjen e kontakteve me persona të përfshirë në krim të organizuar. Edhe bashkëshortja e tij, ish-gjyqtarja e Apelit Administrativ, u sharkua nga për shkak të kontakteve të papërshtatshme, ndërkohë që shumica e trupit gjykues nuk gjeti probleme shkarkuese për pasurinë.

Procedimi penal për Selimin dhe disa gjyqtarë të tjerë u regjistrua nga SPAK tre vjet më parë për veprën penale të “deklarimit të rremë të pasurisë”. Në prill 2021, vendosi sekuestro preventive mbi pasuritë në zotërim të Selimit dhe familjarëve të tij; një pikë karburanti në lungomaren e Vlorës si dhe një truall me sipërfaqe 2400 m2 në Jonufër të Vlorës.