Sat, Nov 30, 2024

Të tjera probleme për Interin, pas Lautaros ndalet dhe Dimarco

  • PublishedDecember 22, 2023

Federico Dimarco është dëmtimi i radhës tek Interi. Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi zikaltër, më pak se 24 orë para ndeshjes kundër Leçes, e vlefshme për ndeshjen e 17-të të kampionatit të Serisë A 2023/24.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare të klubit shkruhet se: “Federico Dimarco iu nënshtrua këtë pasdite testeve instrumentale në Humanitas. Instituti Klinik në Rozzano. Për anësorin zikaltër ka një tendosje muskulore në aduktorin e kofshës së majtë. Gjendja e tij do të rivlerësohet në ditët në vijim.”

Ai nuk është i vetmi lojtar i Interit që është ndalur në orët e fundit. Gjatë ndeshjes së Kupës së Italisë të humbur 2-1 kundër Bolonjës, kapiteni Lautaro Martinez pësoi një  tendosje muskulore në aduktorët e këmbës së majtë. Futbollisti argjentinas do të mungojë në ndeshjet kundër Leçes dhe Genoas dhe nëse rikuperimi i tij do të ecë mirë do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e parë të vitit 2024, kundër Hellas Veronës.

AlbaniaWeb.net