Forsberg largohet pas 7 vitesh, klubi tërheq fanellën me numrin 10
Pas më shumë se 7 vitesh (2015-2023), Emil Forsberg do të largohet nga RB Leipzig për të kaluar te MLS në New York Red Bull.
Edhe pse kishte kontratë deri në vitin 2025, 32-vjeçari suedez vendosi ta lërë veten të tundohej nga një aventurë përtej Atlantikut.
Autor i 71 golave dhe 57 asistimeve vendimtare që nga ardhja e tij në Leipzig, Emil Forsberg konsiderohet një legjendë nga klubi, i cili dëshironte t’i bënte një nderim të duhur.
Edhe pse është e zakonshme në basketboll dhe veçanërisht në NBA, tërheqja e një fanele, në futboll kjo është e pazakontë. Gjithsesi, në nderim të suedezit, klubi gjerman i Leipzig duke filluar nga janari i vitit 2024, do ta heqë nga qarkullimi fanellën me numrin 10.
Leistungsträger, Fanliebling, Klublegende: Mit @eforsberg10 verliert RB Leipzig eine der prägendsten Figuren der Vereinshistorie.
In seinem letzten Interview spricht er über seine Ankunft in Leipzig, die schönsten #RBL-Momente und warum es ihn nun zu den @NewYorkRedBulls zieht.
— RB Leipzig (@RBLeipzig) December 22, 2023