Fri, Nov 29, 2024

Besimtarët e krishterë festojnë në Katedralen e Shën Palit në Tiranë

  • PublishedDecember 25, 2023

Besimtarët e krishterë në Shqipëri dhe në mbarë botën kremtojnë lindjen e Krishtit.

Ashtu si për çdo vit, në kryeqytet mesha e “Vigjiljes së Krishtit’ u mbajt në Katedralen e Shën Palit. Ajo nisi në orën 23:00 dhe vijoi deri në mesnatë , ndërsa besimtarët dëgjuan dhe shprehën lutjet e tyre.

Ishte kreu i kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës Arjan Dodaj ai që drejtoi meshën për besimtarët katolikë.
Ndërkohë, në Shkodër, mesha e shenjte u mbaj nga Arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult, Monsinjor Angelo Massafra.

Po ashtu mësohet se në Durrës mesha në vigjilje të Krishtlindjes u mbajt në Kishën Katolike Shën Dominiku në zonën e ish-Kënetës, ndërsa u zhvillua edhe në qytetet e tjera.
Për këtë festë të veçantë në kalendar, në Tiranë u organizua një koncert në sheshin ‘Skënderbej’.
Ndërkohë sot me rëndësi është dreka e Krishtlindjeve, ku nuk mungojnë dhuratat, ushqimet e shumëllojshme.