Fri, Nov 29, 2024

Si ta “festoni” këtë ditë, nëse jeni vetëm për Krishtlindje?

  • PublishedDecember 25, 2023

Periudha e Krishtlindjeve është një prej kohëve më të bukura për t’u kaluar me familjen dhe pothuaj kështu është në të gjithë botën. Pushimet janë të mezipritura për të gjithë, me dhurata e shumë gëzim, por nuk janë aq fatlume për të gjithë ata që kërkojnë të gjejnë dashurinë gjatë kësaj kohe.

Krishtlindja është një kohë për t’u kaluar me familjen dhe me miqtë, jo një kohë për të qenë vetëm. Megjithatë, ka edhe shumë të tjerë për të cilët ky vit nuk ka qenë me shumë fat. Aq shumë sa kjo periudhë mund të duket romantike, aq është edhe e vështirë për të gjetur dashurinë. Ndaj nëse edhe ju po i kaloni vetëm Krishtlindjet këtë vit, pavarësisht nëse është zgjedhje apo rrethanë, është e rëndësishme të përpiqeni ta shmangni vetminë dhe të përqendroheni në gjërat pozitive.

Ne të gjithë e kemi fuqinë për të reduktuar vetminë, qoftë kjo përmes telefonatave, dërgimit të një kartoline Krishtlindjeje ose duke parë bërë diçka që pëlqejmë më së shumti – me të vërtetë mund të bëjë një ndryshim.

Po çfarë mund të bëni gjatë kësaj periudhe festash, nëse jeni vetëm?

1. Përqendrohuni në gjërat që ju pëlqejnë. Bëni gjithçka që ju pëlqen më shumë dhe do të ndjeheni më mirë
2. Lidhuni virtualisht. Njerëzit që doni janë fare afër tashmë, mjafton një telefonatë apo një videomesazh.
3. Mos harroni, nuk keni pse të festoni. Nëse nuk keni arsye për të festuar dhe as dëshirë, mos e bëni. Në fund të fundit, kjo periudhë është koha për t’u ndjerë më mirë dhe për të bërë gjërat që doni
4. Bëni një festë të shijshme me ushqimet e preferuara. Porosisni në Snapfood, ka 15% ulje në çdo restorant.
5. Qëndroni larg rrjeteve sociale. Hiqni dorë për pak kohë nga dyndja virtuale. Do t’ju bëjë të ndjeheni më mirë.
6. Bëni një shëtitje të gjatë. Kjo vlen jo vetëm për të larguar mendjen nga vetmia, por njëkohësisht është edhe mjaft e shëndetshme.
7. Kujdesuni për veten. Bëni trajtime të veçanta për veten, qofshin ato shërbime shëndetësore apo edhe estetike, mjafton që t’ju bëjnë të ndjeheni më mirë.
8. Shkruani një listë objektivash për vitin 2024. Edhe kjo është diçka që vlen dhe ju vë përballë përgjegjësive apo edhe fokusit për vitin e ardhshëm.