Kosovarët “të mbytur në borxhe”, 5 miliardë euro kredi
Numri i qytetarëve që kanë marrë kredi në bankat e Kosovës ka pësuar një rritje me rreth 13 mijë krahasuar me periudhën e njejtë të një viti më parë.
Gati 200 mijë qytetarë u janë drejtuar bankave të Kosovës për kredi gjatë këtij viti. Ndërkaq, shuma e përgjithshme e kredive në sektorin bankar deri në muajin tetor është rreth 5 miliardë euro.
Norma e interesit për muajin tetor për kreditë e reja ka kapur shifrën 6.4% ndërsa vjet ishte vetëm 6.2%.
Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës(BQK), për dhjetë muaj të këtij viti nga kreditë bankare dhe shërbimet tjera, bankat komerciale kanë pasur fitim të pastër 141 milionë euro ose rreth 20 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të viti të kaluar.