‘S’të thashë dot të dua’/ Anna Lika prek me fjalët pas humbjes së nënës
Aktorja Anna Lika ka thyer heshtjen për ndarjen e papritur nga jeta e nënës së saj, Ilda Gjoni. Në një postim në Instastory, në një portret familjar Lika bën dedikimin prekës për të ëmën e cila iku për të mos u kthyer më. Lajmin për humbjen e parakohshme të motrës së Inis dhe Ingrit Gjonit e ka bërë me dije ish-banori i Kafazit të Artë, Beni Kasemi.
“Më këpute shpirtin moj mami. Dua të jetë një ëndërr e keqe. Nuk e di a ta thash dot mjaftushëm që të dua. Të mori Zoti në ditën më të shenjtë që ti të jesh ëngjelli jon. Ne përgjithmonë”, kanë qenë këto fjalët e para publike të aktores pasi u mësua se ka humbur nënën.