Zjarri në Lushnjë/ Kryebashkiakja: S’ka asnjë person në spital, do u kompensojmë
Në lidhje me zjarrin e djeshëm në qendrën tregtare Metropol”, ka folur për mediat dhe kryetarja e bashkisë së Lushnjës, Eriselda Safa.
Ajo u shpreh se aktualisht në spital nuk ka asnjë qytetar të lënduar si pasojë e zjarrit, pasi janë larguar tek të afërmit pasi kanë marrë ndihmën mjekësore.
Sa i takon akomodimit, Sefa tha se kanë bërë gati konviktin e shkollës mekanike dhe në rast se do të jetë e nevojshme do merren shtëpi me qira që do të paguhen nga bashkia.
“Të gjitha familjet që janë evakuuar dhe pasi morën shërbimin shëndetësor janë larguar tek të afërmit.
Stafi i bashkisë po kontakton me çdo familje që do kenë nevojë për akomodim. Kemi bërë gatim konviktin e shkollës mekanike. Në rast se do jetë e nevojshme do marrim shtëpi me qira që do të paguhet nga bashkia
Janë rreth 91 apartamente, por 20 janë banuese të tjerët janë emigrantë.
Pasi të mbarojë ekspertiza bashkia ka detyrimin ligjor që banesave ti bëhet një vlerësim dhe më pas të bëhet kompensimi sipas ligjit”, tha kryebashkiakja.