Fri, Nov 29, 2024

Milani gati të paguaj klauzolën 20 mln euro, Stuttgart bën qëndresë për sulmuesin

  • PublishedDecember 26, 2023

Objektivi numër një i Milanit mbetet Serhou Guirassy, ​​një qendërsulmues nga guinea që aktualisht luan për Stuttgartin.

Kalimi i tij tek italianët varet nga pagesa e klauzolës së largimit prej 20 milionë eurosh, por edhe nga aftësia e kuqezinjve për të bindur lojtarin që të lëvizë në mes të sezonit.

Natyrisht Milani është një destinacion i mirëpritur për franko-guineanin, por mundësia që ai të jetë një rezervë për Giroud mund të çojë gjithashtu në ftohjen e negociatave.

Megjithatë, nga ana tjetër Milani dëshiron të forcohet shpejt.

Stuhia që po kalon klubi, me Piolin në fije të perit, lë shumë pikëpyetje për më tepër ka dhe konkurrencë për sa i përket profilit të qendërsulmuesit.

Shtutgarti dëshiron ta mbajë atë deri në fund të sezonit dhe CEO i klubit ka thënë se pret që ai të qëndrojë. E cila, megjithatë, nuk është aspak e qartë duke pasur parasysh klauzolën.

Këto janë fjalët e CEO të Shtutgartit, Alexander Wehrle, për Bild. “Këtu ai ndihet rehat me familjen e tij dhe ka një rol të rëndësishëm në skuadër. Ai e vlerëson shumë. Ai është i interesuar mbi të gjitha të luajë futboll dhe të shënojë gola. Serhou dëshiron të luajë në një ekip që funksionon. Në diskutime dhe biseda me ne ka nënvizuar disa herë se ndihet shumë rehat në Shtutgart. Për momentin nuk shoh ndonjë shenjë tjetër”.

AlbaniaWeb.net