Gjykata prishi vendimin, po tani kujt i takon vula, Bashës apo Berishës? E sqaron avokati te “5Pyetjet.al”
Gjykata e Lartë ka kthyer për rishqyrtim në Apel çështjen për vulën dhe logon e Partisë Demokratike. Trupa Gjykuese e përbërë nga Artur Kalaja, Ervin Pule dhe Dariel Sina kanë gjetur shkelje në vendimin e dhënë nga Gjykata Apelit, të cilët në datën 3 mars të këtij viti, pak përpara zgjedhjeve vendore, vendosi rrëzimin e vendimit të Agron Zhukrit dhe kthimin e çështjes për shqyrtim në shkallë të parë.
Sot Gjykata e Lartë ka detyruar Apelin që të marrë një vendim, por me një trupë të re gjykuese. Po kujt i takon vula e PD-së deri në vendimin e ri të Gjykatës së Apelit? Avokati Kujtim Cakrani sqaroi në një bisedë në “Skype” për “5Pyetjet.al” se deri në vendimin e ri vula i rikthehet Sali Berishës. Më poshtë intervista e plotë.