Mon, Nov 18, 2024

Gjykata e Lartë kthen për rigjykim konfliktin Berisha-Basha për vulën e PD

  • PublishedDecember 27, 2023

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Kolegji Civil arriti në përfundimin se të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 44, datë 03.03.2023 ka lejuar shkelje procedurale që e bëjnë të cenueshëm vendimin e dhënë prej saj.

Kolegji i Gjykatës së Lartë në një njoftim për mediat thotë se ka konstatuar se Gjykata e Apelit “nuk i ka dhënë përgjigje kërkesave të palëve në ankimet respektive, ndërkohë që kryesisht ka marrë në shqyrtim çështje për të cilat palët nuk i kanë ngritur si pretendime në ankim, dhe që gjithsesi nuk përbëjnë shkak për prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim”.

Sipas Gjykatës së Lartë, pretendimet e ngritura në ankimet e paraqitura mund të zgjidheshin vetë nga “Apeli”. Në këto kushte ajo vendosi “prishjen e vendimit” dhe “kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me një trupë tjetër gjykuese”.

Rekursi i çështjes në Gjykatën e Lartë u bë nga Grupi i Rithemelimit, i udhëhequr nga ish-kryeministri , i cili kërkon të legjitimojë vendimet e Kuvendit Kombëtar që e zgjodhën atë kryetar të partisë, ndërkohë që logon dhe vulën ligjërisht i mban kundërshtari i tij, .

Ndërsa Kolegji Civil i kësaj gjykate po shqyrtonte çështjen në dhomë këshillimi, jashtë godinës dhjetra demokratë mbështetës të Berishës po protestonin.

Në fjalën e tij, Berisha akuzoi gjykatën si “vegël e Edi Ramës” për të goditur opozitën.

“Vetëm skllavi do pranonte që gjykatat, që shkelin ligjin, që shtypin lirinë e tij, të përcaktojnë fatin e tij,” iu drejtua ai protestuesve, duke pyetur, “a ka njeri të lirë sot të mos pranojë se shumica e demokratëve kanë zgjedhur si kreun e tyre, si lider të PD-së, Sali Berishën?”

Konflikti mes dy grupimeve në PD nisi në shtator të vitit 2021, kur Basha vendosi përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar, pasi ky i fundit u emërtua si person i përfshirë në korrupsion madhor nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

I zemëruar, Berisha nisi një fushatë të cilën e emëroi “Rithemelimi” me thirrjen e Kuvendit të Partisë jashtë strukturave ekzistuese, duke u zgjedhur kryetar.

Në mars të vitit 2022, Gjykata e Tiranës, e përfaqësuar nga gjyqtari i dha të drejtë grupit të Rithemelimit, por vendimi u rrëzua më pas nga Gjykata e Apelit. Apeli vendosi të kthejë në shkallë te parë çështjen e logos dhe vulës dhe të rrëzojë vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili kishte njohur si legjitim vendimet e Kuvendit të mbledhur nga Berisha dhe mbështetësit e tij më 11 dhjetorit 2021.

Zyra e shtypit të PD-së zyrtare që përfaqësohet nga Basha e cilësoi vendimin e së mërkurës si “hap drejt vendosjes së drejtësisë së vonuar”.

“Partia Demokratike mbetet e bindur qe kjo çështje, peng i procedurave juridike do të gjejë zgjidhjen e duhur dhe ligjore pa vonesat e shkaktuara nga ata që minojnë drejtësinë dhe të tjerët që i tremben forcimit të opozitës,” thuhet në njoftim.

Grupi i Bashës vijon të mbajë logon zyrtare të Partisë Demokratike, që u themelua me lëvizjen e Dhjetorit 1990 pas vendosjes së pluralizmit politik në vend, edhe pse është dobësuar në mbështetës dhe është në minorancë brenda grupit parlamentar.