Mon, Nov 18, 2024

Goditen 2 raste kontrabande në Portin e Durrësit

  • PublishedDecember 27, 2023

Janë goditur dy raste të kontrabandës në portin e Durrësit.

Nga ky  operacion janë sekuestruar 600 fishekzjarrë, pajisje elektroshtëpiake, pije alkoolike dhe mallra të tjera. Procedohen penalisht 3 shtetas (2 drejtuesit e autobusit dhe drejtuesi i automjetit, ku u gjetën këto mallra).

Po procedohet penalisht B. C., 24 vjeç, banues në Kurbin, pasi gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz” që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën 6 kuti me nga 100 fishekzjarrë secila, të padeklaruara.

Si dhe O. A., 57 vjeç dhe Xh. H., 32 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në autobusin e tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 200 shishe me pije të ndryshme alkoolike, pajisje të ndryshme elektroshtëpiake (mallra për të cilat paguhet akcizë) dhe mallra të tjera të padeklaruara.

AlbaniaWeb.net